Qëndresa Krelani është komentatorja e vetme në trevat shqiptare dhe padyshim një nga gazetaret më të përgatitura. Sigurisht, jo gjithmonë opinionet pëlqehen nga të gjithë, por e vërteta duhet të thuhet hapur në të gjitha rastet dhe pa censurë.
Asgjë më shumë sesa një dashuri të tepruar kishte theksuar më herët Krelani për Zhegrovën. Madje kjo është vërtet shumë pak në krahasim me realitetin e një njeriu që nisur nga “Instagrami”, po rrezikon edhe karrierën futbollistike.
Nuk e thotë Krelani, por trajneri i Genk më herët dhe i Bazelit në këtë sezon, që jo vetëm nuk e aktivizon sulmuesin e talentuar në fushë, por zgjedh ta lërë edhe në tribunë. Nisur nga kjo çështje, “Instagrami” i komentatores shqiptare u vodh dhe atje u dol hapur se autorësia ishte nga mbështetësit e Zhegrovës.
Madje në një moment u tha se nëse Krelani e dëshironte sërish profilin e saj, atëherë duhej t’i kërkonte falje hapur Zhegrovës. Për të vazhduar më pas edhe me disa postime të tjera të pahijshme, të cilat nuk ia vlen të komentohen.
Gjithsesi Qëndresa Krelani arriti të merrte sërish llogarinë e saj dhe në mes një reagimi të gjatë, që me fjalët e zgjedhura dhe njohurinë e madhe e hedh “knock-out” Zhegrovën, thekson: “Lojtar ka shumë. Futbollista ka pak. Juve lojtarëve reklamues të Instagramit vetëm mund t’ju them një shp[rehje që ma ka mësuar babi im i ndjerë futbollist: “Një futbollist që puth më shumë femra se tituj, nuk është futbollist”. /Shqiperia.ch/