You are here
Home > Futboll Bota > E si mund të ndodhte ndryshe? Gasperini i beson Gjimshitit ndeshjen që vlen sa një sezon

E si mund të ndodhte ndryshe? Gasperini i beson Gjimshitit ndeshjen që vlen sa një sezon

E si mund të ndodhte ndryshe? Shpeshherë kemi shkruar për një fakt vërtet interesant që vjen nga Atalanta e Gasperinit. Sa herë që ky klub ka një ndeshje të lehtë në letër, Gjimshiti preferohet të qëndroj në stol.

Por kur flitet për betejat e vërteta, trajneri i klubit nga Bergamo nuk ka dyshime mbi vendimin e tij, duke e zgjedhur gjithmonë nga minuta e parë mbrojtësin shqiptar. Kështu ka ndodhur edhe për takimin e sotëm, mes Lacios dhe Atalantas.

Kjo është ndeshja që vlen sa një sezon për të dyja ekipet, pasi në rast se Atalanta fiton tre pikët në këtë përballje, atëherë i shkon shumë pranë ëndrrës “Champions League”. Në takimin e fundit përballë Sampdorias, Gjimshiti u preferua në stol nga Gasperini. Por në formacionin zyrtar të sapo publikuar nga mediat italiane, lojtari kuqezi do të jetë nga minuta e parë ndaj Lacios, ashtu si edhe Thomas Strakosha, pavarësisht dyshimeve që ekzistonin për dëmtimin e portierit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top