You are here
Home > Futboll Bota > E shpifur/ Liverpuli shkatërron imazhin në 1 minutë, poshtëron figurën e Emiliano Sala (VIDEO)

E shpifur/ Liverpuli shkatërron imazhin në 1 minutë, poshtëron figurën e Emiliano Sala (VIDEO)

Liverpuli nuk ka humbur vetëm 2 pikë në atë barazim të marrë ditën e djeshme ndaj Leiçesterit, por gjithë imazhin e klubit. Shumë dashamirës të skuadrës angleze janë nervozuar me ekipin e tyre, për figurën që u paraqit brenda…1 minute.

Tërësisht e shpifur dhe një turp i ekipit anglez, ishte minuta e heshtjes që po mbahej për Emiliano Sala. Teksa të gjithë ishin në heshtje të plotë për të respektuar figurën e këtij futbollisti, fati i të cilit ende nuk bëhet i ditur, një pjesëtar i stafit të Liverpulit kishte një punë tjetër në dorë e më të rëndësishme.

Teksa punonte me telefonin e tij, gjëja e fundit që i shkonte ndërmend ishte përkujtimi i Sala. Video po bën xhiron e rrjetit social prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa një pjesëtar i stafit të këtij ekipi, mjafton për të përfaqësuar edhe gjithë klubin. Masë ndëshkuese pritet nga ana e Jurgen Klopit, që kurrsesi nuk mund ta tolerojë këtë incident që ndikon në imazhin e klubit.

Ndërkohë gjatë pjesës së dytë, në stadiumin që ishte disi i mbuluar nga bora, pastruesit e fushës kanë pastruar vetëm gjysmën e fushës ku duhej të luante Liverpuli, pra zonën e Leiçesterit, duke ia bërë më të vështirë terrenin kundërshtarëve për të dalë në kundërsulm. Të gjitha përpjekjet shkuan huq, pasi kjo skuadër nuk mori më shumë se një barazim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top