You are here
Home > Kryefaqja > E shihni vetëm për 15 minuta, Shqipëria e Rejës luan nesër ndaj U-21 të Bushit

E shihni vetëm për 15 minuta, Shqipëria e Rejës luan nesër ndaj U-21 të Bushit

Tashmë jemi futur zyrtarisht në kohën e ndeshjeve të Kombëtareve, teksa këto të fundit po zhvillojnë përgatitjet për raundin e rradhës të eleminatoreve të kampionatit Europian. Pikërisht në këtë periudhë duket se puna po zhvillohen intensivisht tek çdo skuadër, të cilat njëkohësisht kanë programuar edhe ndeshje miqësote të ndryshme.

Ndërkaq, edhe kuqezinjtë tanë nuk mund të jenë pas këtyre zhvillimeve, ku ditën e nesërme është programuar një sfidë miqësore. Jo kundër një përfaqësuese tjetër, por një ndeshje brenda familjes, ku Shqipëria pritet të luajë përballë kuqezinjve 21-vjeçar. Kjo ndeshje stërvitore do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”, në orë 17:00, e cila do të jetë me dyer të mbyllura për tifozët dhe njëkohësisht për mediat, që do të kenë mundësi të qëndrojnë në stadium vetëm 15 minutat e para të takimit. Mesa duket, si Edi Reja ashtu edhe Alban Bushi, do të punojnë në fshehtësi të plotë për për përgatitjen e pëtballjeve të rradhës që do të kenë në muajin qershor.

Vlen për t’u theksuar fakti se ky takim zhvillohet në vigjilje të eleminatoreve të Kampionatit Europian, ku të dy trajnerët respektiv, do të kenë mundësi për të qartësuar mendimin e tyre për gjendjen fizike të lojtarëve të grumbulluar./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top