You are here
Home > Boks > E rrëzon boksierin serb për 20 sekonda, Sokoli pas fitores: Jemi në vitin e Skënderbeut!

E rrëzon boksierin serb për 20 sekonda, Sokoli pas fitores: Jemi në vitin e Skënderbeut!

Mario Sokoli ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë në boksin profesionist, duke e nisur në mënyrën më të mirë karrierën e tij në arenën profesioniste.

Në Gjermani, “luftëtari shqiptar” ka arritur të mposht boksierin serb me pasaportë boshnjake, Nikola Drobnjak. Vetëm 20 sekonda zgjati ky duel, ndërsa Sokoli e tregoi më së miri aftësinë e tij. Si gjithmonë në këtë arenë, shqiptarët nuk kanë konkurrencë.

Në një prononcim për “Konica.al”, Sokoli është shprehur: “Kjo fitore vjen në vitin e Skënderbeut dhe menjëherë pas festive të nëntorit. Shpresoj t’i bëj krenar sadopak shqiptarët. Për mua ishte fitore e bukur, pasi e bëra debutimin në mënyrën më të mirë”, tha djaloshi shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top