You are here
Home > Formula 1 > E rrallë/ Verstapen hapi shampanjën për vendin e parë, një orë pas garës shpallet fitues Lekler

E rrallë/ Verstapen hapi shampanjën për vendin e parë, një orë pas garës shpallet fitues Lekler

Një garë që dhuroi emocione të jashtëzakonshme ishte ajo e Austrisë, atje ku dy protagonistët ishin Lekler dhe Verstapen. Ky i fundit e shfrenoi fantazinë në xhirot e fundit, duke parakaluar tre vendet e para.

Në duelin me Leklerin për vendin e parë do të kishte edhe një incident, atje ku piloti në fjalë do të dilte nga pista pas kontaktit të marrë në makinë, për ta pasur të pamundur rikuperimin e vendit të parë. Menjëherë u njoftua se do të kishte një vendim të komisionit të garës, ndërsa Verstapen hapi shampanjën dhe ngriti Kupën si triumfator.

Një orë pas garës, me lajmin e fundit të mbërritur, mësohet se Verstapen është dënuar me 5 sekonda dhe fitorja i ka kaluar Leklerit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top