You are here
Home > Futboll Bota > E rrallë/ Van Dijk bast me shokun e skuadrës në stërvitje, fiton 12.000 paundë për Mesin

E rrallë/ Van Dijk bast me shokun e skuadrës në stërvitje, fiton 12.000 paundë për Mesin

Pak ditë më parë, Virgil van Dijk është shpallur si lojtari më i mirë i kampionatit anglez për këtë vit. Hollandezi ka treguar se është në formën të jashtëzakonshme dhe kjo gjë e ka shoqëruar mbrojtësin gjatë gjithë sezonit, teksa deri më tani nuk është dribluar asnjëherë nga asnjë lojtarë.

Të gjithë mendojnë se kjo statistikë e mbrojtësit hollandez nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi ditën e mërkurë do të ketë përballë lojtarin më të mirë të të gjitha kohrave, Lionel Mesin, në sfidën që do të ketë Barcelona përballë Liverpulit të vlefshme për gjysëmfinalen e “Champions League”. Për këtë ndeshje dhe sfidën mes Messit dhe Van Dijk në mediat e huaja po flitet nëse argjentinasi do të arrijë ta driblojë lojtarin e Liverpulit. Nga krahu tjetër mbrojtësi po përdor një skemë të veçantë në stërvitje, ku është shprehur se po punon veçmas grupit, vetëm me Mohamed Salah, nëse ky i fundit do ta driblojë ndonjëherë hollandezin.

Për këtë gjë, dy lojtarët e Liverpulit për ta bërë më interesante këtë sfidë kanë vënë edhe një bast mes tyre, ku në rast se Salah arrin t’i ikë van Dijkut, atëherë egjiptjani do të fitojnë 1 mijë paund nga mbrojtësi, në të kundërt do të humbas po aq. Sipas 27-vjeçarit, Salah e ka humbur këtë sfidë, ku deri më tani i është dashur të paguajë plot 12 mijë paund van Dijkut, pasi ky i fundit nuk ishte dribluar asnjëherë.

Gazetari: “A është e vërtet se në stërvitje, Klop ju vinte të bënit një sfidë 1 kundër 1 me Salah?” “Po, është vërtetë. E bënte kohët e fundit edhe për faktin se kur Salah të vjen përballë me top që të driblojë, ngjason me Messin. Por Salah për ta bërë më interesante sfidën donte bast 1000 paund për driblim. Ose do mi jepte ai mua për çdo rast qe arrija ta ndaloja. Por tani nuk vëmë më bast, sepse arritëm ne 12.000 £ të fituara nga unë. Nëse vazhdonte bastin duhet të fillonte që të shiste gjërat me vlerë që ka”, u shpreh Van Dijk./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top