Turqia ka ftuar për herë të parë në ekipin Kombëtar, futbollistin e Shtutgartit që është marrë nga Galatasarai, Ozan Kabak. Mbrojtësi 18-vjeçar shihet si një lojtar me potencial të madh, aqsa në kohët e fundit ka fituar vendin titullar me ekipin e Bundesligës.
Kjo i dëshmon më së miri vlerat që mbart ky futbollist, që do të mbaj veshur fanellën e Turqisë për shumë kohë. Por në këtë rast, ka ndodhur edhe një e pazakontë. Normalisht që ftesat lojtarëve u shkojnë shumë përpara se emrat e tyre të dalin në media, por me Kabak ka ndodhur e kundërta. Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediat gjermane, mbrojtësi turk është shprehur se e ka mësuar thirrjen nga trajneri Gunesh falë mediave.
“Ftesa më bën vërtet krenar. Unë jam këtu dhe shpresoj se do e vesh fanellën e Turqisë për shumë vite. E dija se isha një nga emrat e përmendur dhe e prisja me kuriozitet. Gjithsesi, e kam mësuar se isha në listë, vetëm falë medias”, ka thënë Kabak. /Shqiperia.ch/