
Liverpuli ka arritur në finale të “Champions League”, pas fitores së arritur ndaj Barcelonës me rezultatin 4-0. Tashmë misioni është arritur në këtë turne dhe djemtë e Jurgen Klop kthejnë vështrimin nga kampionati.
Atje ka mbetur edhe një ndeshje nga mbyllja e sezonit, ndërsa Liverpuli dhe Manchester City lëvizin me vetëm një pikë diferencë. Por ekziston mundësia që një precedent i rrallë të ndodhi në kampionatin anglez, pasi mund të kemi një finale të veçantë mes dy skuadrave, për të diskutuar titullin kampion.
Sigurisht, është shumë e vështirë për të ndodhur, por matematika e lejon. Si mund të bëhet e mundur? Le të shohim pak rregullat e kampionatit anglez. Nëse dy skuadra ndodhen me pikë të barabarta, shihet golavarazhi. Nëse edhe aty kemi barazim, atëherë shihet ekipi që ka shënuar më shumë gola. Më pas dalim edhe në rregullin tjetër, që i dërgon skuadrat në një përballje direkte mes njëra-tjetrës. Por për të shkuar deri këtu, duhet që në ndeshjen e fundit të kemi këto rezultate:
Man City humbet 4-0 dhe Liverpuli barazon 4-4
Man City humbet 5-1 dhe Liverpuli barazon 5-5