You are here
Home > Kryefaqja > E rrallë/ Rastësia e frikshme, Kosova në grup me të gjitha Kombëtaret që nuk e njohin si shtet

E rrallë/ Rastësia e frikshme, Kosova në grup me të gjitha Kombëtaret që nuk e njohin si shtet

Kosova ka hasur gjithmonë problem në sport me vendet të cilat nuk e njohin si shtet. Ukraina dhe Spanja kanë qënë më të përmendurat, por një rastësi e pakëndshme ka ndodhur me shortin e raundit elitar të kualifikimeve për kampionatin europian sa i përket moshave U-17.

Si për ironi të fatit, Ukraina dhe Spanja ndodhen të njëjtin grup me dardanët. Greqia është Kombëtarja e fundit që ndodhet në grupin e 5-të, së bashku me Kosovën. Asnjë prej këtyre shteteve dhe Kombëtareve nuk e njohin pavarësinë, prandaj pritet të hapen jo pak telashe gjatë zhvillimit të garave.

Nuk mbaron këtu, pasi ky eveniment do të mbahet në Spanjë, nga datat 20-26 mars të vitit të ardhshëm. Një rastësi e frikshme kjo, ndërsa UEFA duket sikur ta kishte parandjerë, pasi disa javë më parë doli me deklaratën se do të dënonte gjithëkënd që nuk pranon të luaj me Kosovën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top