You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E rrallë/ Në Kosovë dënojnë trajnerin Erdogan Brando, punon në dy skuadra të ndryshme

E rrallë/ Në Kosovë dënojnë trajnerin Erdogan Brando, punon në dy skuadra të ndryshme

Kampionati i Kosovës njihet shumë për çuditë që ndodhin brenda tij, ku ndër to po përmendim rastin e Erdogan Brando. Ky i fundit ushtron aktualisht dy funksione në kampionatin dardanas, atë të trajnerit të parë të skuadrës së Vllazëria e Zhurit e cila luan në kategorinë e dytë dhe të ndihmës trajnerit tek ekipi i Liria e Prizrenit. Disi e çudtitshme kjo, se si një person mundet të jetë njëkohësisht pjestari i pankinës në dy klube të ndryshme.

Erdogan Brando, ka marrë një dënim nga Komisioni i Disiplinës së Federatës së Futbollit Kosovar, teksa gjatë takimit mes Pashtrikut dhe Vllazëria e Zhurit, Brando ka ofenduar gjyqtarët e ndeshjes. Për këtë arsyje ai është pezulluar pa afat dhe do mund të mungojë tek skuadrat e tij për një kohë të papërcaktuar duke e lënë ekipin e tij pa trajner dhe njëkohësisht Lirinë e Prizrenit pa ndihmës trajner.

Kjo masë do të vijojë deri në momentin e mbledhjes të së gjitha provave dhe dhënien e një vendimi përfundimtar, ku deri atëherë do të duhet një vendim i dytë që Erdogan Brando të rikthehet sërish në detyrë në kampionatin dardanas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top