
Rrallëherë na ndodh të shohim që një lojtar të mos ketë dëshirën për të hyrë në fushë, kur një gjë të tillë ia kërkon trajneri. Kjo ka ndodhur në ndeshjen e djeshme, atje ku Milani ka fituar ndaj Bolonjës me rezultatin 2-1.
Biglia është dëmtuar në mesin e pjesës së parë të takimit, duke mos pasur mundësinë për të vazhduar më tej. Në kushte të tilla, trajneri Gatuzo ka thirrur mesfushorin tjetër, Bakajoko. Por ky i fundit i ka dhënë një përgjigje të papritur, duke i thënë se nuk dëshiron që të futet në fushë.
Sigurisht që lojtari i Milanit ka luajtur me nervat e njeriut të gabuar, pasi Gatuzo nuk i toleron raste të tilla. Megjithatë ky debat nuk ka lindur edhe aq rastësisht, pasi trajneri e kishte dënuar futbollistin pasi erdhi me 1 orë vonesë në stërvitje para Bolonjës. /Shqiperia.ch/