Një rast i pazakontë dhe që nuk ka për t’u përsëritur për shumë vite me rradhë, ishte ai i ndodhur së fundmi në Antalia. Borac Banja Luka do të ndeshej ndaj skuadrës së njohur të Mariborit, ekipit slloven, në një takim miqësor.
Sigurisht, mes këtyre dy skuadrave nuk ka asnjë shenjë barazie, por flitej vetëm për një ndeshje përgatitore. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin 4-0, ndërsa e dyta nuk ka vazhduar. Arsyeja? Ishin futbollistët e Borac Banja Luka (një skuadër që luan në kampionatin boshnjak por që “Kurir” e cilëson serbe), ata që ishin të revoltuar dhe nuk dëshironin të dilnin në fushën e lojës.
“Kurir” raporton se lojtarët e Boracit janë ankuar se Maribori i kishte dhënë fjalën se do të tregohej i mëshirshëm para ndeshjes dhe nuk do të luante shumë seriozisht ndaj tyre, por rezultati 4-0 tregon një premtim të pambajtur.
Megjithëse tingëllon si një shaka, nuk është e tillë. Vetë klubi slloven i Mariborit shkruan në “Twitter”: “Pasi fituam me rezultatin 4-0 në pjesën e parë, rivalët nuk donin vazhdimin e lojës. Megjithëse asnjë nga 11-shja titullare e jona nuk ishte prezent ndaj tyre dhe ne patëm një marrëveshje të veçantë me ta, se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, sërish vendosën të largoheshin”. /Shqiperia.ch/