You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E rëndë në “Arenën Kombëtare”, punëtori ndërron jetë pasi bie nga lartësia

E rëndë në “Arenën Kombëtare”, punëtori ndërron jetë pasi bie nga lartësia

Një lajm i rëndë ka ardhur së fundmi nga “Arena Kombëtare”. Një punëtor ka ndërruar jetë, pasi ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e madhe. Policia ka njoftuar këtë situatë dramatike, ndërsa shtetasi N.I kishte shkuar i gjallë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte dëmtimit që kishte marrë.

“Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital. Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruhet nga ana policisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top