You are here
Home > Futboll Bota > E quajtën si afrimin e Kosovës, lojtari i Salzburgut: Më do edhe Shqipëria, por kam tjetër zgjedhje

E quajtën si afrimin e Kosovës, lojtari i Salzburgut: Më do edhe Shqipëria, por kam tjetër zgjedhje

Shqipëria është duke parë për të tjerë emra dhe talente të rinjë që mund t’i shërbejnë grupit të Kombëtares, atje ku përfshihet edhe Albert Vallci. Ky i fundit luan si mbrojtës dhe është pjesë e Salzburgut, atje ku po luan në nivele të larta.

Në Kosovë gjatë ditëve të fundit e kishin bërë fakt të kryer afrimin e këtij lojtari, madje që në listën e marsit, pasi Shaland kishte shkuar në stadium për ta bindur, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Të paktën jo në mars, pasi gjatë muajve në vazhdim dardanët kanë shpresa për të marrë lojtarin e Salzburgut në përfaqësuese.

Media austrike, “Laola”, ka marrë një intervistë të Vallcit, i cili shpreh edhe interesimin e marrë nga Shqipëria për të, por aktualisht është klubi ai që vendoset në plan të parë.

“Është e vërtetë që ka interesime nga Federata e Futbollit të Kosovës apo edhe Shqipërisë, për të më marrë në ekipin A. Unë kam vendosur dhe zgjedhur që të përqendrohem për të vazhduar punën këtu te Salzburgu”, ka thënë 23-vjeçari. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top