You are here
Home > Futboll Bota > E quajnë të neveritshëm, Suarezi planifikoi qeshjen para fytyrës së Liverpulit

E quajnë të neveritshëm, Suarezi planifikoi qeshjen para fytyrës së Liverpulit

Të gjithë dashamirësit e futbollit kanë ndjekur magjinë e ndeshjes në Champions League mes Barcelonës dhe Liverpulit. Një takim që nuk i zhgënjeu pritshmëritë pasi dhuroi futboll spektakolar.

Ajo që po komentohet gjerësisht është realizimi i parë i Luis Suarez. Ish-futbollisti ka qeshur dhe festuar para tifozëve të Liverpulit, madje duke u drejtuar edhe gishtin atyre. Për shumëkënd ka qënë e neveritshme festa e uruguajanit para ish ekipit të tij.

Por gjithçka ishte e planifikuar, pasi në një intervistë para ndeshjes, Suarez ka thënë se do të festonte në një rast të tillë:”I jam falenderues gjithmonë Liverpulit. Por ju më njihni mua, kur futem në fushë nuk flas për miqësi apo përjashtime. Hyj me fanellën e Barcelonës me krenarinë e gjithë botës”, tha para ndeshjes Suarez, duke paralajmëruar festimin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top