You are here
Home > Kryefaqja > E prisnin te Shkëndija, “Higuaini i Kosovës” heq kilet dhe gjen golin në miqësore

E prisnin te Shkëndija, “Higuaini i Kosovës” heq kilet dhe gjen golin në miqësore

Atdhe Nuhiu ishte objektivi i Shkëndijës së Tetovës në merkaton e verës, për t’u përforcuar në turet kualifikuese të “Champions League”. Megjithatë është thuajse e pamundur që një transferim i tillë të kryhet, pasi klubi i Shefield Wensday nuk ka ndërmend të heq dorë nga futbollisti shqiptar, pavarësisht sezonit zhgënjyes.

Nuhiu i është bashkuar paksa me vonesë grumbullit të skuadrës angleze, ndërsa së fundmi ka realizuar edhe në miqësore ndaj Stocksbridge. Takimi përfundoi në rezultatin 5-0, ndërsa ajo që duhet theksuar është edhe forma më e mirë fizike e sulmuesit të Kosovës. Në takimet e fundit të dardananëve vihej re ndjeshëm barku i shtuar i Nuhiut, që denjësisht mund të emërtohej edhe si “Higuaini” në moment më të errëta. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top