Në Amerikë pas ditës së falenderimeve ka vend edhe për një të premte të zezë. Njihet e tillë për shkak të përmbajtjes që kjo ditë ka. Është e premtja e cila u jep të drejtën çdo personi të blej produkte të ndryshme me çmim të reduktuar. Pas Amerikës kjo ditë u përshtat edhe në Europë.
Një natyrë e tillë ka sjellë edhe kërkesa të çuditshme në rrjetet sociale. Së fundmi një grup i vogël të cilësuar si tifozë të Napolit kanë përzgjedhur të përfshijnë në të premten e zezë Elseid Hysajn. Mbrojtësi shqiptar i aq përfolur për një transferim të mundshëm tek Chelsea në Angli duket se ka lënë vend për dyshime për tifozët.
Këta të fundit në postimet në “Twitter” kanë shfaqur dëshirën e një ulje çmimi për 24 vjeçarin i cili vlersohet së fundmi me 51.3 milion euro. Për Hysajn sygjerohet një çmim deri në 30% ulje nga vlera fillestare megjithëse postimet ka ngjyrime të një sarkazme të momentit. Italianët dhe humori i tyre satirik, një histori më vete që asnjëherë nuk e ka kursyer shkodranin në këto kohët e fundit… /Shqiperia.ch/