Vedat Muriqi është një nga sulmuesit shqiptar më në formë të momentit. Aktualisht, ai është pjesë e skuadrës turke të Rizesporit, teksa me këta të fundit ka mundur të zhvillojë një sezon fantastik, duke mundur të realizojë plot 14 gola.
Natyrisht që kjo formë e tij fizike, nuk do mund të kalohej lehtë dhe pa u vënë re edhe nga klube të tjera Europiane, të cilat kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e dardanasit. Ndër to, ekipi tjetër që ka dalë në skenë pak ditë më parë, janë edhe francezët e Toluzës. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe menaxheri i Muriqit, Haluk Centar, është shprehur se skuadra ekipi francez, është në fazat e para të negocimeve për të marrë pranë tyre sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.
Ai gjithashtu ka veçuar faktin se ende nuk është në brendësi të bisedimeve, pasi drejtuesit e Tolusës po diskutojnë me klubin Rizesporit dhe në rast se konkretizohet një marrëveshje mes klubesh, atëherë menaxheri i Vedatit do të negociojë për të ardhmen e lojtarit të tij.
Kujtojmë që Fenerbaçe është nën interesim të vazhdueshëm për të bërë të tyrin sulmuesin dardanse, ku ndër të tjera kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht nga krerët e klubeve respektive por edhe menaxheri i Muriqit. Deri në hapjen zyrtare të merkatos së verës, duhet të presim për të mësuar destinacionin e ri të lojtarit dardanas./Shqiperia.ch/