Politeknika Iasi ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka u mund në transfertë nga Astra me rezultatin 3-0. Në këtë takim, ka munguar mesfushori shqiptar si pasojë e një pezullimi nga kartonat dhe kjo gjë mesa duket është ndierë edhe në fushën e blertë.
Në një prononcim pas ndeshjes, tekniku i Politeknikas, Flavius Stoikan, u shpreh se në këtë takim i kanë munguar lojtarët e dëmtuar siç është Qaka apo Kristea. Ai shprehet se skuadra e tij u ndëshkua me gol që në fillim dhe kjo gjë bëri që të jetë e vështirë rifutja në lojë.
“Pësuam një gol që në fillim të ndeshjes. Unë kërkoj më shumë nga skuadra pasi zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer. Arritëm të dominonim por nuk jemi të saktë para portës. Ne kemi nevojë për lojtarë të niveleve të larta, pasi mund të na ndihmojnë që të ngjitemi në renditje.
Kemi lojtarë që na kanë munguar siç janë, Kristea, Fresinesku dhe Qaka. Të gjitha lojtarët që kemi në dispozicion duhet të vlerësohen. Unë dua shumë më tepër në këtë vit, pasi po lëmë përshtypjen sikur jemi me pushime”, u shpreh trajneri i Politeknikas. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/