You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E plotë/ Festë dhe racizëm ndaj shqiptarëve para policëve tanë, derisa shfaqen…Ballistët!

E plotë/ Festë dhe racizëm ndaj shqiptarëve para policëve tanë, derisa shfaqen…Ballistët!

Tifozët e ekipit të Teteksit, kanë festuar në ditën e djeshme 30-vjetorin e krijimit të tyre rrugëve të Tetovës. Të mbrojtur nga policia që po i shoqëronte gjatë gjithë kohës, ku duhet theksuar se një pjesë e madhe e tyre janë shqiptarë, grupimi i quajtur “Vojvodat”, ka lëshuar një lumë ofendimesh dhe thirrjesh raciste në drejtim të shqiptarëve.

Ashtu siç edhe pritej më parë, një sjellje e pahijshme kjo e grupimit të tifozëve maqedonas, që edhe në mënyrën e festimit të tyre, nuk shohin asnjë krenari tek vetja, por mundohen të ofendojnë një tjetër etni. Të paprekur e pa u ndaluar nga policia në një mënyrë deri diku të turpshme, festën e këtyre tifozëve e kanë prishur “Ballistët”.

Këta të fundit janë organizuar dhe përleshur duke parë situatën në fjalë, ndërsa në qytetin e Tetovës për një moment jehona e thirrjeve kundër shqiptarëve u ndal. Flitet se rreth 5 tifozë të grupimit të “Ballistëve”, që janë besnikët e ekipit shqiptar të Tetovës, Shkëndijës, e kanë mbyllur mbrëmjen në polici. Por për vetë ata, kjo ka pak rëndësi, pasi misioni u përmbush me sukses. Atë që nuk e bën uniforma blu, e bën tifozët kuqezinjë, të heshtnin thirrjet primitive të disa adoleshentëve maqedonas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top