You are here
Home > Futboll Bota > E pëson në minutën e 99 dhe shkatërron gjithçka, Strakoshën e ndëshkon “Zlatan Ibrahimovich”

E pëson në minutën e 99 dhe shkatërron gjithçka, Strakoshën e ndëshkon “Zlatan Ibrahimovich”

Një ndeshje e pazakontë, nga ato të cilat përfundojnë me plotë kuptimin e fjalës, vetëm atëherë kur gjyqtari sinjalizon fundin e 90 minutave. Kjo ishte ajo që ndodhi mes Lacios dhe Sampdorias. Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Lacio ka arritur të përmbysur gjithçka në ekstrem të ndeshjes.

Teksa ishte minuta e fundit, më saktësisht e 99-ta, Sampdoria provoi sulmin e saj të fundit, për të rrezikuar portën e Strakoshës dhe për të provuar fatin. Një gjuajtje akrobatike e Saponarës, si ato që të kujtojnë realizimet e Zlatan Ibrahimovich ka përfunduar në fundin e rrjetës.

Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-2, me një peshë përgjegjësie që bie mbi gardianin shqiptar, duke parë mënyrën sesi erdhi gjithë ndeshja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top