
“E përse të flas për mediat?” Ky është slogani që Benjamin Kololli ndjek dhe i përmbahet deri më tani në karrierën e tij. Një prej gazetarëve në Kosovë, pas atij triumfi historik të arritur ndaj Azerbajxhanit, do të shprehej se ishte e pamundur të shkëpusje disa fjalë nga ana e Kolollit.
Kjo ndodh edhe në Zvicër, pasi lojtari preferon të jetë pak para mikrofonit, e shumë në fushën e lojës. Për tifozët e klubit të Zurich është e ditur, ekipi ka shënuar dhe Kololli do të gjendet me patjetër si protagonist.
Në mos në emrin e realizimit, do të jetë njeriu i fundit që e ka pasuar topin. Një sezon më shumë se fantastik, për futbollistin 26-vjeçar që i ka treguar më së miri kualitetet e tij. Këtë herë skuadra e Zurich po luan ndaj Ludogorest, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1.
E kot të vazhdohet më tej, falë krosimi fantastik që vjen nga ana e Kolollit, Odey e ka lojë fëmijësh për të devijuar topin, e për ta dërguar në fundin e rrjetës. /Shqiperia.ch/