Frenk Riberi është në kërkim të një ekipi të ri në Europë pas shumë vitesh te Bajerni i Mynihut. Prestigjozja franceze “L’Equipe” shkruan se sulmuesi në fjalë është pranë “Premier League”. Më konkretisht drejt Liverpulit, e cila do të sillte edhe një ribashkim me Xherdan Shaqirin.
Të dy këta futbollistë kanë luajtur më herët te Bajerni i Mynihut, por ajo që e pengon disi këtë përfundim, është shqetësimi i njëjtë. Liverpuli ia ka bërë të qartë futbollisti francez se nuk do të ketë një vend titullari, pasi Mane-Salah-Firminjo janë të paprekshëm. Pikërisht nga kjo treshe e artë është duke vuajtur edhe Shaqiri, që nuk po gjen hapësirat e duhur te kampionët e “Champions League”. /Shqiperia.ch/