Në Shqipërinë tonë të dashur, jo gjithonë gjërat funksionjnë në mënyrën e duhur. Madje në disa raste, gjithçka funksionon mbrapsht.
Ashtu si edhe në rastin e Majlinda Kelmendit. Një krenari e gjallë e shqiptarëve është kjo sportiste, por pasioni nuk mund të bëj të mbijetosh. Madje në një intervistë për “Gazeta Express”, xhudistja shqiptare ka rrëfyer edhe situatën e pazakontë sa i përket afrimit të sponsorave.
“Unë jam bërë kampione Olimpike dhe prej vitit 2016 nuk ka ardhur asnjë sponsor i ri për mua. Ka qenë e kundërta. I kam pasur tre sponsorë, ndërsa sot për sot e kam vetëm një, e kam ujin “Akull””, ka thënë Kelmendi.
“Kjo është për me u çudit. Nuk e di as vetë pse ndodh kjo, nuk është që Kosova i ka 200 kampionë Olimpikë, e ka vetëm një”. /Shqiperia.ch/