
Një rast i pazakontë dhe që tregon më së miri profesionalizmin e Bersant Celinës, erdhi në takimin ndaj Malit të Zi. Mesfushori i Swanseas ka kaluar një sezon të mrekullueshëm në Angli, por nuk arriti në nivelin e lartë me fanellën e dardanasve në takimin e fundit.
Për këtë arsye trajneri Shaland e largoi nga fusha, për të aktivizuar Rashanin. Celina pasi shkoi në pankinë, nuk pranoi që të ulej në stol dhe të shihte i qetë fundin e takimit. Menjëherë futbollisti nisi të bënte nxehmjen, i pakënaqur me gjendjen e tij, vetëm që të jetë në nivelin më të mirë ndaj Bullgarisë në takimin që do të zhvillohet nesër. /Shqiperia.ch/
(Video e siguruar nga “Gazeta Express”)