You are here
Home > Kryefaqja > E pazakontë/ Acarohet situata në stërvitjen e Kosovës, familjarët e lojtarëve nuk pranonin largimin

E pazakontë/ Acarohet situata në stërvitjen e Kosovës, familjarët e lojtarëve nuk pranonin largimin

Një situatë disi e pazakontë ka ndodhur në ditën e sotme në stërvitjen e Kosovës, teksa familjarët e futbollistëve nuk kanë pranuar me asnjë kusht që të largoheshin nga fusha ku përgatiteshin lojtarët e Shaland për Azerbajxhanin.

Kjo pasi trajneri vendosi që stërvitja e fundit të ishte larg syrit të medias dhe publikut. E gjitha kjo situatë ndodhi për shkak se Federata e Futbollit në Kosovë nuk kishte bërë me dije se stërvitja e fundit do të ishte me dyer të mbyllura.

Familjarët e futbollistëve ishin më të tensionuarit dhe që reaguan më ashpër për këtë vendim, pasi kërkonin të ishin të pranishëm gjatë përgatitjes së Kosovës. Menjëherë pas largimit të tyre, lojtarët nisën edhe nxehmjen e zakonshme. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top