
Ditët e sotme flitet shpeshherë për lojtarët që ndërrojnë Kombëtaret ku kanë luajtur tek një tjetër, për ta kthyer edhe përfaqësuesen në njëfarë klubi. Në Shqipëri dhe në Kosovë po kthehet në një modë kjo gjë, pasi lojtarët dhe pse kanë luajtur me grupmoshat përkatëse, më vonë ata ndërrojnë destinacionin, madje deri në tre herë.
Kështu deri në këtë moment, janë vetëm 2 lojtarë që nuk na përkisnin ne, në të gjithë botën, që kanë ndërruar 3 përfaqësuesese që janë: Alfonco Di Stefano, Laszlo Kudala, pa harruar edhe shqiptarin Herolind Shala. László Kubala ka qënë pjesë e ekipeve Kombëtare si Hungaria, Çekosllovakia dhe Spanja. Po kështu edhe Di Stefano, i cili ka luajtur me Argjentinën, Kolumbinë dhe Spanjën.
E njëjta gjë është edhe për lojtarin shqiptar, Herolind Shala, teksa ky i fundit ka qënë pjesë e grupmoshave Norvegjisë së U-17 dhe U-20. Më pas u bashkua kombëtares shqiptare U-21 dhe skuadrës kuqezi të madhe, ku me këtë fanellë luajti plot 5 ndeshje. Ndërsa ditët e sotme ai është pjesë e dardanasve, ku me ta ka luajtur 7 takime.
Herolind Shala është i vetmi futbollist shqiptar që ka ndërruar gjithashtu 3 ekipe Kombëtare dhe kjo gjë i është lejuar nga organi më i lartë I FIFA-s që të ndodhë. Por një problem i papritur ndodhi në rastin e Loret Sadikut, që me ftesën e Panuçit do t’i ishte bashkuar kësaj liste. FIFA i nxorri problem mbrojtësit të Kashimpas, duke mos ia lejuar fillimisht kalimin te Kosova.
E gjitha kjo situatë është pasqyruar nga suedezja “Tyden.cz”, që ka folur në lidhje me këtë çështje. Sa efiktive është kjo gjë dhe sa duhet të praktikohet nga lojtarët? Një pyetje kjo që e dinë vetëm ata që akoma nuk kanë në mëndjen e tyre një zgjedhje përkatëse, se me kë shetet do të përfaqësohen në arenën ndërkombëtare. Gjithsesi, nga katër raste botërore që mund të rregjistroheshin pas Sadikut, për pak sa nuk dhuruam të dytin. /Shqiperia.ch/