You are here
Home > Futboll Bota > E pazakonta/ Sadiku ndërron skuadër, lojtarët e Shqipërisë në tre të parat e Spanjës

E pazakonta/ Sadiku ndërron skuadër, lojtarët e Shqipërisë në tre të parat e Spanjës

Rikuperimi i vonuar i Sadikut mund t’i kushtojë LaLigën. Sulmesi shqiptar është jashtë fushave për më shumë se 3 muaj dhe tek Levante thuajse po harrohet. Kjo për faktin se edhe në ndeshjet e luajtura Sadiku nuk ka bindur apo nuk ka lënë gjurmë për t’u mbajtur mend.

Ndërkohë Levante ruan mesin e tabelës falë golashënuesve spanjoll, Roger dhe Murales. Në kushte të tilla, rikthimi i Sadikut nuk pritet si i domosdoshëm pasi vendi në formacion nuk është i sigurtë. Lidhur me gjendjen aktuale të lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë, një tjetër ekip është hedhur në sulm për sulmesin. Nga Divizioni i Dytë, ekipi i Granadës po përgatit terren për dy goditje, Sadikun dhe ngjitjen në LaLiga.

Spanjollët ruajnë vendin e parë në klasifikim me 38 pikë pas 19 ndeshjes. Me një pikë më pak ndjek Albacete e Rey Manaj, teksa në vend të tretë ndjek Malaga e Keidi Bares. Sipas raportimeve më të fundit të “Superdeporte.es”, Granada do të shoh seriozisht merkaton e janarit afrimin e Armando Sadikut. Sulmesi nuk po gjen hapësira dhe kreu i klasifikimit mund të jetë një shtysë për t’u rikthyer sërish në LaLiga na sezonin e ri. Më parë u përfol edhe një rikthim i këtij sulmuesi te Lugano ku ka qenë i pranishëm dikur, e pranuar kjo edhe nga vetë presidenti i klubit zviceran.

Levante e bleu bomberin e  kuqezinjëve për 1 milion euro ndërsa tani, sipas “Transfermarket”, Sadiku nuk vlersohet më tepër se 700 mijë euro. Faktorët mund të jenë të shumtë për të arritur një marrëveshje të re. Ndërsa për 27 vjeçarin, ndërrimi i ambientit do të vlente për të rigjetur formën fizike, aty ku i besohen më tepër minuta në fushë./Shqiperi.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top