
Fundi i takimit mes Olimpiakos dhe Panathinaikos përveç momenteve të nervozizmit, pati edhe një gol në minutat ekstreme, që gëzoi mijëra tifozë vendas, në atë barazim me rezultatin 1-1 ku shënoi edhe Ergys Kaçe. Por njëri prej tyre ka festuar disi në mënyrë të tepruar, duke shkaktuar për pak një tragjedi brenda shkallëve të stadiumit. Në fundin e takimit, një prej tifozëve të Olimpiakos ka rënë nga tribuna duke mbetur pa ndjenja.
Siç shkruan edhe media greke “Sdna.gr”, tifozit i është dhënë ndihma e parë menjëherë, por shenjat e jetës kanë qenë të pakta. Deri në këto moment gjendja e tifozit mbetet kritike për jetën, ndërsa mungojnë informatat zyrtare në lidhje me këtë ngjarje të ndodhur.
Distanca mes tribunës dhe tokës ka qenë e konsiderueshme, çka mund t’i ketë shkaktuar tifozit fraktura në pjesën e kokës dhe trupit. Fundja dashuria e për futbollin nuk ka çmim, por ky që mund të paguaj tifozi i Olimpiakos mund të jetë më i tepërt se festa e një barazimi me vlerë 1 pikë./Shqiperia.ch/