You are here
Home > Futboll Bota > E pazakonta/ Hiq mjekrën nëse nuk do telashe në Shqipëri! Legjenda e Skocisë për historinë e veçantë

E pazakonta/ Hiq mjekrën nëse nuk do telashe në Shqipëri! Legjenda e Skocisë për historinë e veçantë

E teksa Shqipëria do të përballet ndaj Skocisë, “Shqiperia.ch” sjell një histori shumë të veçantë e të rrallë me vizitat e skocezëve në vendin tonë.

Fati e ka dashur që të mos numërojmë shumë udhëtime të tilla mes njëri-tjetrit, teksa duhet të kthehemi mbrapa në histori për të parë ardhjen e një legjende skoceze të futbollit në vendin tonë. Ishte koha kur Shqipëria ndodhej në rregjimin komunist, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës.

Në shtyp përpara udhëtimit të legjendës Danny McGrain, figurë e njohur e futbollit të Skocisë, përflitej se futbollisti i asokohe duhej të vendoste të hiqte dorë nga mjekra për disa kohë, nëse nuk kërkonte telashe në Shqipëri. Për javë të tëra spekulluan jo pak për mjekrën e tij në mediat skoceze, të cilat ishin të bindura se futbollisti do të haste probleme në Shqipërinë që ndodhej në ato vite.

Por Danny McGrain u tregua i guximshëm, hyri në vendin tonë pa ndryshuar asgjë nga vetja e tij. Kur u kthye në Skoci, jo vetëm që u tregoi se nuk kishte pasur asnjë konflikt në vendin tonë, por i surprizoi jo pak me fjalët e tij: “Përpara se të shkoja në Shqipëri, kam parë shumë artikuj për punën e mjekrës sime. Do ta kisha hequr nëse do më kishin pyetur, por faktikisht unë pashë njerëz atje që e mbanin si mua”, shprehej legjenda skoceze. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top