You are here
Home > Futboll Bota > E parashikoi dy herë golin nga këmbët e shqiptarit, Van Dijk? Shaqiri? Nivel tjetër

E parashikoi dy herë golin nga këmbët e shqiptarit, Van Dijk? Shaqiri? Nivel tjetër

Këtë vit futbollistik mund të cilësojmë se është më i bukuri që kemi jetuar ndonjëherë dhe kemi parë të kompeticionit “UEFA Champions League”. Kjo për arsyen sepse këtë sezon janë zhvilluar shumë sfida të bukura dhe dramatike, ku nuk kanë munguar edhe surprizat në kualifikime që nuk priteshin, ku ndër to mund të veçojmë ndeshjet e kthimit të sfidave gjysëmfinaleve.

Pikërisht në finalen e 1 qershorit do të kemi përballë 2 skuadra angleze, Liverpul dhe Totenhem, ku njëra prej tyre do të ketë fatin të marrë në shtëpi trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh. Lojtarët e Liverpulit ende nuk e kanë shijuar plotësisht kualifikimin e çmendur që arritën përballë ekipit të Barcelonës, teksa akoma vazhdojnë festën dhe intervistat e tyre në mediat e ndryshme europiane.

I fundit që u shpreh për atë sfidë, ishte edhe gjigandi hollandez i “The Reds-ave”, Van Dajk, ku në një prononcim të tijin, nuk mund të mos përmendte edhe lojtarin shqiptar, Xherdan Shaqirin. Ky i fundit është shndërruar protagonist në 2 fitoret e fundit të Liverpulit, në kampionat dhe në “Champions League”. “Shaqiri? Për mua është në nivel tjetër”, u shpreh Van Dijk, që e ka parashikuar dy herë protagonizmin e shqiptarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top