Në një kohë kur të gjithë prisnin largiin e Elseid Hysaj te Napoli, ndodh ajo që më pak pritej. Tregu për shqiptarin sa vjen e zvogëlohet, ndërsa së fundmi janë zëra që sjellin largimin e Malcuit. Nga Franca bëhet e ditur se mund të jetë pikerisht mbrojtësi i tyre që do të lërë Napolin, megjithëse lojtari u afrua në ekipin napoletan vetëm vitin e shkuar.
Një pyetje e lidhur mbi largimin e tij u shtrua dhe nga një gazetar italian, Alvino, i cili pas ndeshjes që Napoli luajti kundër Fiorentinës citoi: “A jeni të sigurt se Malcuit nuk do të largohet nga Napoli?”. Pikërisht kjo ka nisur të ndodhë duke parë edhe lajmet e fundit nga mediat italiane, mes të cilave renditet edhe prestigjozja “Corriere dello Sport”. Sipas të gjitha gjasave do të kemi Di Lorenzo si titullar kryesor në krahun e djthtë të mbrojtjes, ndërsa Hysaj do të shërbejë si plotësues. /Shqipëria.ch/