Milot Rashica është futbollisti që ka bërë historinë në trevat shqiptare, e më konkretisht në Kosovë. Kjo jo vetëm për situatën ku ndodhet ky lojtar aktualisht, pasi është më i përfoluri në Bundesligë, por sepse është i pari që ka bërë kalimin e madh në kampionatin kosovar.
Nga Vushtria, sulmuesi shqiptar do të kalonte te Viteshe në moshën 18-vjeçare. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në Kosovë që një futbollist të arrinte në nivele të tilla, pasi kishte dalë nga brumi vendas. Pikërisht për këtë arsye tashmë çdo krahasim i opinionit sportiv për një lojtar që shfaq formë të mirë në Kosovë, bëhet me Rashicën.
Por gjithë e pallogjikshmja dhe ajo që harrohet në këto krahasime, që qëndrojnë deri diku, është mosha e lojtarëve. Rashica është larguar nga Kosova në moshën 18-vjeçare, pasi talenti i tij spikatej lehtësisht. Për të folur me raste konkrete, është pikërisht Meriton Korenica ai që po shkëlqen me formën që ka treguar te Prishtina, duke i bërë të gjithë për vete.
Por për ta quajtur një Rashica i ri është një krahasim i pabazë, pasi të dy futbollistët gjenden thuajse në të njëjtën moshë, por me ndryshimin se luajnë respektivisht te Werder Bremeni dhe Prishtina. /Shqiperia.ch/