
Në ndeshjen më të fortë të javës së 13 të kampionatit italian, atë midis Lacios dhe Milanit ka ndodhur një situatë e papritur nga tifozët lacial. Ata kanë hapur një banderolë me mbishkrimin e emrit të ushtarit grek Konstantinos Kacifas. Kjo banderolë shkaktoi shumë pakënaqësira, sidomos nga pala shqiptare, të cilët e quajtën një provokim këtë banderole, që është krejtësisht e panevojshme dhe e pakuptueshme.
Kujtojmë që pak javë më parë, Kacifas u kthye në shkaktar një situate jo të mirë nga ana politike midis Shqipërisë dhe Greqisë, teksa ekstremisti grek u ekzekutua nga polica shqiptare. Tashmë kjo gjë po ndodh edhe në stadiume, pasi në stadiumin e kryeqytetit italian lejohet që të hapet një banderolë e tillë ndoshta edhe raciste. Kjo gjë pasi ngjarja e ndodhur nuk ka të bëjë fare me sfidën e zhvilluar në kampionatin italian.
Në mediat italiane e cilësuan si një provokim kundrejt dy shqiptarëve që janë pjesë të skuadrës së Lacios, respektivisht Igli Tare (drejtori teknik i klubit) dhe Thmoas Strakosha (portieri i parë i të kaltërve). Një gjë është e papranueshme, se si autoritetet italiane e lejojnë që kjo banderolë jo vetëm të depërtojë në stadium, por edhe të shpaloset në sy të mijra spektatorëve.
Nga kjo foto dallohet qartë që tifozët që e kanë shpalosur këtë banderolë, janë tifoz grek që kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Olimpiko” të qytetit të Romës, pasi përkrah banderolës së shpalosur, mbanin edhe flamurin grek. /Shqiperia.ch/