Për të mbajtur ‘’peng” Granit Xhakën në Angli, drejtuesit e Arsenalit dukej se e kishin gjetur zgjidhjen. E thjeshtë, shiriti i kapitenit për ta bërë mesfushorin me origjinë shqiptare të ndihej edhe më i rëndësishëm.
Por një lajm disi i pakuptueshëm vjen nga Di Marzio, i cili flet për një arritje të marrëveshjes mes Romës dhe Arsenalit për Xhakën. Gjithçka e bën fakt të kryer, madje raporton se javën tjetër do të kryen edhe testet mjekësore. Nëse gjithçka do të merte formën zyrtare, atëherë do të ishte një lëvizje e gabuar e këtij futbollisti.
Ajo që të lë më shumë dyshime është fakti se Granit Xhaka e kërkonte me patjetër “Champions League’, por do të përfundoj te Roma që luan në grupet e “Europa League’ falë përjashtimit të Milanit, pasi në të kundërt mund të ndeshej me Kukësin në turin e dytë. /Shqiperia.ch/