
Një lajm i fundit vjen nga Kosova, sa i përket super talentit Muslija. Ky i fundit luan me Hanoverin dhe është një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm.
Aktualisht luan me të rinjtë e Gjermanisë, por “Indeksionline” zbulon se Muslija do të vijë me Kosovën. E pakuptimtë deri diku, pasi aty shprehet se Muslija ka kërkuar të vij te dardanët vetëm pas 1 viti, atëherë kur Kosova do të luajë ndaj Maqedonisë për gjysmëfinalen e “Ligës së Kombeve”.
Sigurisht që ky informacion duhet të vërtetohet, por nëse rezulton i saktë, lojtari i Hanoverit e kërkon Euro2020 pa derdhur shumë djersë. /Shqiperia.ch/