You are here
Home > Kombëtarja > E pabesueshme/ Durmishaj nuk niste topin dhe duartrokitje ironike, çfarë ndodh në Greqi

E pabesueshme/ Durmishaj nuk niste topin dhe duartrokitje ironike, çfarë ndodh në Greqi

Një ndeshje më shumë se dramatike ishte ajo në Kupën e Greqisë, atje ku PAOK u përballë ndaj Panionosit. Atje luhej përballja e dytë, pasi e para kishte përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Panionosit.

Si në takimin e parë, ashtu edhe në të kthimit, Fiorin Durmishaj do të gjente golin fillestar të skuadrës së tij. Sulmuesi shqiptar nuk njeh të ndalur, duke shënuar gjithmonë për ekipin e Panionosit. Megjithatë PAOK do të shënonte në minutën e 82-të, për të çuar shifrat në 2-1.

Kështu ndeshja shkoi përtej kohës së rregullt së 90 minutave. Dy gola të tjerë, nga një prej secilës skuadrave do të vinin në 30 minutat e shtesës, derisa gjyqtari vendosi fatin e ndeshjes në minutën e 119. Një penallti aq shumë e kontestuar shkoi në favor të PAOK, që u kualifikua më tej me rezultatin 4-2.

Por skuadra e Panionosit nuk po e niste topin në fushën e blertë pas golit të pësuar, duke shkaktuar një ngjarje të pazakontë. Do të ishte vetë kapiteni i skuadrës që do i tërhiqte lojtarët e skuadrës së Panionosit mbrapa, ndërsa Durmishaj që duhej të niste topin, ishte gjatë gjithë kohës duke duartrokitur në mënyrë ironike kundërshtarët e tij. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top