“Tipsbaldet” ishte media daneze që morri gjithë vëmendjen në Shqipëri. Kjo pasi përpara takimit mes Kosovës dhe Danimarkës, media në fjalë zgjodhi mënyrën më të keqe të mundshme për të pasqyruar dardanët.
Ajo kujtoi një ndodhi në vitet e kaluara, teksa lojtarët stërviteshin në të njëjtin vend, ku gjendeshin edhe lopët. Kjo shërbente si për të treguar nivelin ku gjendej Kosova. Pasi fusha foli në një tjetër mënyrë, “Tipsbaldet” jo vetëm që nuk është penduar, por vazhdon me të njëjtën frymë.
“Rezervat e Danimarkës nuk shfrytëzuan shansin e tyre”, ishte ky titulli i medias daneze në fundin e ndeshjes. Të vetmet fjalë të mira prej andej vijnë për Arbër Zenelin, duke u theksuar se lojtari i Reimsit gjendej kudo në fushë. /Shqiperia.ch/