You are here
Home > Kryefaqja > E nisi me polemika për një shqiponjë, mbrojtësi i papërmbajtshëm me gola me gjigandët belg

E nisi me polemika për një shqiponjë, mbrojtësi i papërmbajtshëm me gola me gjigandët belg

Mërgim Vojvoda u transferua nga Mouscron te Standard Liege, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Pas një sezoni të mbyllur në mënyrën më të mirë, mbrojtësi shqiptar kaloi te gjigandët belg, të cilët gjithmonë luftojnë për kampionatin, atje ku futbolli luhet në nivel të lartë.

Por nisja e kësaj aventure të re nuk shkoi ashtu siç duhej, ndërsa Vojvoda zgjodhi të prezantohej me shqiponjë. Shpejt duhej që ta fshinte foton, pasi ndiheshin te prekur lojtarët serbë te Standard Liege.

Megjithatë në miqësoret e zhvilluara gjatë përgatitjes, Vojvoda po i tregon më së miri aftësitë e tij. Dy gola të realizuara në dy ndeshjet e para me skuadrën belge, megjithëse luan në pozitën e mbrojtjes. Së fundmi mbrojtësi i Kosovës ka realizuar në fitoren ndaj Namurit me rezultatin 1-6. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top