Shkëlzen Gashi është një nga sulmuesit që do të mbahet mend gjatë në mëndjet e shqiptarëve, pasi ishte një nga protagonistët në ato eleminatoret e europianit që bëri Shqipëria, duke u futur në historinë e Kombëtares tonë.
Prej viti 2016, ai u transferua në kampionatin amerikan, aty ku u bë pjesë e skuadrës së Colorados, ku ishte dhe një ndër më të paguarit tek ky ekip.
30 vjeçari arriti të transferohej nga skuadra e Bazelit për në Amerikë, aty ku u prit edhe me shumë bujë, pasi në kampionatin zviceran kishte treguar një nivel të lartë.
Mesa duket gjërat nuk vazhduan ashtu siç ishin planifikuar, pasi forma e tij javë pas jave filloi të ishte edhe më e dobët. Për këtë arsye, këtë sezon, Shkëlzen Gashi u shndërrua në një lojtarë pankine dhe hapësirat për të në fushën e blertë ishin shumë të pakta.
Në një intervistë për median amerikane, “The Denver Post”, sulmuesi shqiptar shprehet se bashkëpunimi i tij me Coloroadon i kishte ardhur fundi.
“Në fillimin e sezonit mê kishin dhënë lejen për t’u stërvitur në ekipin e dytë. Aty ishte e qartë që nuk isha në planet e Kolorados, por sërish arrita të shënoja dhe të tregoja profesionalizmin tim”, u shpreh Gashi. /Shqiperia.ch/