
E kemi thënë prej kohësh, Matondo është një futbollist që duhet fiksuar mirë, pasi për pak kohë do të arrijë majën e futbollit europian. I dalë nga akademia e Sitit, ky lojtar e bëri debutimin e tij më parë me Uellsin ndaj Shqipërisë.
Fatmirësisht u aktivizua vetëm pak minuta në pjesën e dytë, pasi kuqezinjtë po vuanin shumë nga shpejtësia e djaloshit. Krejtësisht të pafajshëm futbollistët e Kombëtares, pasi Matondo doli si lojtari më i shpejtë te Siti duke u krahasuar edhe me ekipin e parë, ndërsa la mbrapa edhe Leroi Sane apo Sterling.
Nëse topi përfundon në këmbën e tij, e vështirë do të jetë të hiqet lehtësisht. Tashmë është arritur marrëveshja e Sitit me Shalken, për të transferuar këtë lojtar. Duke parë mesfushën që zotëron aktualisht Guardiola, është e pamundur që një hapësirë të krijohet në pak kohë.
Trajneri i Shalkes, Heidel, duke parë “thesarin” që po i ofrohet ka zgjedhur të ndryshojë rutinën. Ai ka dalë vetë në aeroport për të pritur Matondon, e për t’i treguar këtij lojtari vlerësimin dhe besimin e munguar, por që gjermanët e kanë me shumicë ndaj tij. /Shqiperia.ch/