You are here
Home > Kryefaqja > E ndezën me thirrje patriotike dhe “UÇK” , trajneri i Bratislavës: Tifozët? Ndodhi ajo që prisja!

E ndezën me thirrje patriotike dhe “UÇK” , trajneri i Bratislavës: Tifozët? Ndodhi ajo që prisja!

Slovan Bratislava arriti të kalonte Feronikelin në “Europa League”, duke e mundur me rezultatin 0-2. Por mbetet për t’u theksuar se ishte një paraqitje dinjitoze e ekipit shqiptar, që arriti në nivelin e kundërshtarit sllovak, megjithëse në fund është eliminuar.

Tifozët e Feronikelit ishin të motivuar që në minutat e parë të takimit, pasi në Sllovaki na pritën me thirrje raciste ku mes të tjerave u theksua: “Kosova është Serbi”. Reagimi do të ishte i menjëhershëm nga sportdashësit e Feronikelit, që në minutat e para kanë thirrur për UÇK-në. Padyshim që kjo ndikonte edhe në lojë, ndërsa trajneri i Slovan Bratislavës është shprehur: “Shpresoja që tribuna të binte në heshtje në pjesën e dytë, ashtu si edhe ndodhi. Ka pasur edhe një rënie të tifozëve”, ka thënë tekniku kundërshtar në fundin e takimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top