You are here
Home > Futboll Bota > E mundëson Katari, Infantino: Botërori në dimër? Do shijoni rreze dielli

E mundëson Katari, Infantino: Botërori në dimër? Do shijoni rreze dielli

Një nga evenimentet më të mëdha të futbollit është pikërisht Kampionati Botëror, teksa cilësohet si qerisha mbi tortë e futbollit. Ky kompeticion në rang Kombëtaresh, mund të themi se është më i rëndësishëmi për këdo, si fubollist ashtu edhe sportdashës.Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht i kampionatit të arshëm i cili do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, në muajt nëntor-dhjetor. Kujtojmë që në momentin që Katari fitoi kantidaturën për të zhvilluar Kampionatin Botëror, shumë futbollistë por jo vetëm, u treguan skeptikë për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë në këtë vend.

Presidenti i organit më të lartë drejtues të Futbollit Botëror, Xhani Infantino ditën e djeshme ka dhënë një deklaratë ku fton të gjithë sportdashësit që të jenë pjesë në këtë evenimet. Nga Katari gjithashtu ai ka siguruar se ky turne do të jetë më i miri i të gjitha kohrave, kjo për shkak se dhe infrastruktura e këtij shteti është shumë e avancuar. Gjithashtu ai shtoi se temperaturat në muajt që do të zhvillohet Kampionati Botëror do të jenë shumë të favorshme si për lojtarët që do të jenë në fushën e blertë, ashtu edhe për sportdashësit.

“Kupa e Botës që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, do të jetë e pa krahasueshme me Botëroret e shkuara. Kjo për shkak se do të jetë një evenimet shumë kompakt, pasi të gjitha stadiumet janë larg njëra tjetrës pak a shumë një orë. Katari është një vend që ka infrastrukturën e duhur dhe të krijon mundësi për të zhvilluar një kompeticon kaq madhor. Gjithashtu kushtet atmosferike janë shumë të pranueshme pasi në muajin nëntor-dhjetor, në atë vend temeperatuat janë nga 15 deri në 25 gradë celcius.
Kushdo që do të jetë i pranishëm për të ndjekur këtë Kupë Bote, do të mbetet shumë i kënaqur. Do të kenë mundësi të shikojnë një vend mahnitës por dhe të shijojnë rrezet e diellit që në atë kohë viti në vendet e tjera është dimër. Do të jetë një festë e madhe për të gjithë. Për të gjithë ata që e duan futbollin duhet që të jenë të pranishëm në këtë Kupë Bote”, u shpreh presidenti i FIFA-s Xhani Infantino. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top