You are here
Home > Kombëtarja > E mundëson Igli Tare, mbrojtësi Hana do të provohet tek Lacio menjëherë pas ftesës së Kosovës

E mundëson Igli Tare, mbrojtësi Hana do të provohet tek Lacio menjëherë pas ftesës së Kosovës

Sa shumë shqiptarë që ka pasur në ekip Lacio gjatë viteve të fundit, e kjo traditë pritet të vazhdojë për shumë gjatë. Kjo pasi në stafin e saj drejtues, ndodhet Igli Tare, njeriu që ka tërhequr aq shumë futbollistë premtues për të ardhmen e që janë nga vendlindja e tij.

Këtë herë është rradha që për prova te lacialët, të shkojë mbrojtësi 17-vjeçar, Guri Hana. Sipas asaj që raporton “Insporti”, futbollisti 17-vjeçar që luan me të rinjtë e 2 Korrikut, e ka fituar tashmë shansin e provës në Itali me ekipin e njohur.

Ai luan në qendër të mbrojtjes, është 1.86 cm dhe përdor mirë të dyja këmbë në lojë. Më parë djaloshi ka qenë në provë edhe te Atalanta, ndërsa një ftesë për të ka mbërritur nga U-19 e Kosovës gjatë këtyre ditëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top