Padyshim që Alan Rosell mund të konsiderohet si një njeri i lindur me këmishë. Në një nga tragjeditë më të mëdha që tronditi jo pak botën e futbollit, ajo e lojtarëve të Chapocaneses, ai ia doli të shpëtonte.
Ishte mes futbollistëve të pakët që shpëtoi, ndërsa pjesa më e madhe e ekuipazhit nuk do arrinte dot të mbijetonte. Tashmë një lajm i mrekullueshëm vjen nga Brazili. Pikërisht Rosell, ka mësuar nga gruaja e tij se është në pritje të një fëmije.
Një gjë e mrekullueshme kjo, ndërsa një tjetër ëngjëll do të vi në tokë për të, pasi më parë dikush prej tyre e mbrojti nga qielli. Foton e ekos të bërë nga gruaja, vetë futbollisti e ka shpërndarë në rrjetet sociale, për të shprehur kështu edhe ngjarjen e tij më të bukur të kohëve të fundit. /Shqiperia.ch/