Kastriot Dërmaku u transferua në merkaton e verës nga ekipi i Parmës. Megjithatë e vështirë duket që ky futbollist të luajë me këtë ekip në Seria A gjatë këtij sezoni. Në mediat italiane raportohet gjithmonë e më shumë për ekipe të Serisë B që kërkojnë huazimin e mbrojtësit shqiptar.
Duket se edhe vetë Parma po e mendon një zgjidhje të tillë. Pas Salernitanas, ka pasur edhe dy interesime të tjera. Bëhet fjalë për skuadrën e Peskarës dhe Trapanit, që duan ta kenë në organikën e tyre Dërmakun për sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/