
Një natë e paharrueshme ishte ajo e Beogradit, ku Shqipëria luajti ndaj Serbisë, në një ndeshje që e kishte pak të zakontën. Nga fillimi i saj e deri në fund, politika e shteteve ishte e pranishme dhe e patjetërsueshme, në një takim ku të dyja Kombëtaret ishin të dënuara për të mos humbur.
Deri në momentin që një surprizë e pakëndshme erdhi për serbët, teksa një dron fluturoi mbi kokat e tyre, si për t’i treguar karakteristikën e kundërshtarët me të cilin po përballeshin. Një jehonë ndërkombëtare, pasi edhe në mediat botërore, një ngjarje e tillë nuk ishte parë asnjëherë në raste të tjera. Droni do të bëhej një mjet shumë më i përdorshëm për njerëzit, për të ruajtur paqen e stabilitetin shpeshherë mes shteteve, por ai vazhdon të përdoret edhe në futboll.
Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, një dron ka fluturuar në stërvitjen e Hoffeneimit. Me qëllimin për t’u mos dukur dhe ekskpozuar shumë, përflitet se ai ishte në zotërim të klubit të Werderit, që u ndesh vetëm pak kohë me parë me Hoffeneimin. Pra, me misionin e vetëm për të zbuluar skemat e kundërshtarit. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa është thënë gjithashtu se një drejtues i klubit të Werderit është parë afër stërvitjes së Hoffeneimit, si për të komplemetuar gjithçka.
Nico Shulz, një prej lojtarëve të Hoffeneimit ka bërë edhe humor mbi dronin: “Sikur jam stërvitur shumë më mirë pasi e kisha dronin sipër”. Nga ana tjetër, edhe trajneri Nagelsmann e ka komentuar këtë incident: “Çdo gjë e paligjshme është e papranueshme. Më parë doja dhe unë të përdorja dronin, por për të parë stërvitjen time”, u shpreh trajneri i Hofeneimit. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/