
Gjithmonë i njëjti lojtar, Endri Çekiçi. Futbollisti në fjalë nuk di të ndalet sa i përket golave të shënuar.
Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për miqësore apo ndeshje zyrtare, gjithmonë ky sulmues arrin të bëj diferencën dhe të tund rrjetat e kundërshtarëve. Së fundmi një gjë të tillë e ka bërë të mundur në përballjen e Ljubjanës me Partizanin e Beogradit.
Ndeshja përfundoi në shifrat 1-0, ndërsa autori i golit ishte lojtari shqiptar që i besuan edhe penalltinë, për t’i dhuruar kënaqësinë e shijimit të golit. Nisur nga gjithë performancave e muajve të fundit, padyshim që Reja nuk duhet të mendohet gjatë për ftesën. /Shqiperia.ch/