Një situatë paksa e pazakontë ndodhi në ndeshjen e djeshme të kampionatit gjerman, atje ku Werder Bremeni fitoi ndaj Frajburgut me rezultatin 2-1. Ky ishte edhe një derbi mes shqiptarëve, pasi Milot Rashica kishte përballë Amir Abrashin.
Të gjitha golat u shënuan vonë në atë 90 minutësh, ndërsa serinë e tyre e hapi Klasen në minutën e 76 falë pasimit të Rashicës. Deri në atë kohë, disa prej tifozëve të Werder Bremenit ishin kthyer kundër skuadrës së tyre. Shumë vërsëllima pati nga shkallët e stadiumit, nga sportdashës që nuk mund të duronin më gjatë për të parë golat e Werderit.
Për më tepër që falë asaj fitore, ekipi i Kohfeld ka prekur zonën europiane. Goli i dytë erdhi në minutën e 84, por historia u mbyll që në të parin. Entuziazmi u rikthye në shkallët e stadiumit, ndërsa gjithçka ndodhi aq shpejtë sa për Abrashin duket sikur dy golat janë shënuar për tre minuta.
“Nëse ka pasur vërshëllima nga tifozët e vendasve, atëherë kjo do të thotë se nuk kemi bërë edhe aq keq. Sigurisht, nuk duhej të kishim humbur atje, por pësuam dy gola në tre minuta”, thotë Abrashi, duke iu referuar gjithçkaje që patën kundër lojtarët e Frajburgut, pas atij goli të Klasen. /Shqiperia.ch/